75 Mall Live Search
23:37 / E Diele, 03 Mars 2024 / AR

Gjendet i vdekur një 70-vjeçar në Lipjan, policia po e heton rastin

Një 70-vjeçar është gjetur pa shenja jetë në fshatin Sllovi të Lipjanit.

Lajmin e konfirmoi për Indeksonline zëdhënësi për media në Policinë e Kosovës, Daut Hoxha.

Hoxha deklaroi se trupi i personit në fjalë është gjetur pa shenja jetë në rrugë ku me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“Rreth orës 17:00 në fshatin Sllovi është gjetur një person i shtrirë. Policia ka dalë në vendngjarje dhe është njoftuar emergjenca. Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML). Rasti po trajtohet si hetim i vdekjes”, ka deklaruar Hoxha./Indeksonline/