75 Mall Live Search
09:53 / E Hënë, 04 Mars 2024 / S Z

Një burrë lajmëron në polici se dy femra e rrahen dhe ushtruan dhunë psiqike ndaj tij

Një burrë nga Prishtina ka lajmëruar në polici se dy femra kanë ushtruar dhunë psiqike dhe fizike ndaj tij.  Lidhur me rastin njëra nga të dyshuarat është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, është liruar me procedurë të rregullt.

“Prishtinë  03.03.2024, 12:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se dy të dyshuarat femra kosovare kanë ushtruar dhunë psiqike dhe fizike ndaj tij. Lidhur me rastin është arrestuar njëra e dyshuar dhe e njëjta pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”,