Shqiptohen gjoba ndaj këmbësorëve për mosrespektim të rregullave të trafikut

Stacioni Policor në Prizren nga data 26/02/2024 ka hartuar planin operativ “Këmbësorët” i cili do të jetë në implementim deri me datë 31.03.2024. Gjatë implementimit të këtij Plani Operativ, nga patrulla policore në terren janë marr veprime në vetëdijesimi e këmbësorëve në komunikacion për respektimin e rregullave të komunikacionit, duke aplikuar vërejtje por edhe duke shqiptuar vendime për kundërvajtje.
Nga data 26.02.2024 deri me date 03.03.2024 nga patrulla policore janë shqiptuar gjithsej: 32 –Vendime (gjoba) dhe atë ;-14-Vendime – Ndaj Këmbësorët që nuk kane respektuar rregullat e komunikacionit respektivisht e kalojnë rrugën në vendet ku nuk është e lejuar kalimi;-18-Vendime –Ndaj shoferëve për mos dhënien e përparësi këmbësorit i cili është në vendkalim ose hyn në të.
Plani operativ do tw vazhdojw edhe nw ditën në vazhdim e jo vetëm nga Stacioni Policor Prizren por edhe nga stacionet policore tjera të rajonit të Prizrenit