Coutinho te Barcelona, shfaqen problemet e para
Coutinho më në fund është transferuar te Barcelona për një shumë rreth 160 milionë euro, shkruan indeksonline.
Mirëpo transferimi i tij te gjiganti katalonas mund të përhap probleme në vete.
Numri që Coutinho dëshiron është, nr 10, mirëpo ky për momentin është i pa prekshëm pasi e mbanë Lionel Messi.
Alternativa tjetër është numri 7 i Arda Turan, por turku nuk dëshiron ta lëshoj si formë revolte për mosaktivizimin e tij.
Turku ka kontratë deri në vitin 2020 dhe nuk është aktivizuar asnjë herë këtë sezon në La Liga. /IndeksOnline/