Reali me portier të ri, ja si përgjigjet Zidane
Bosi i Real Madridit, Zinedine Zidane ka këmbëngulur që skuadra e tij “nuk ka nevojë për një portier” këtë muaj, pavarësisht se është i lidhur me portierin e Chelsea, Thibaut Courtois .
Menaxheri i Madridit kuptohet se ka monitoruar situatën e numrit një të Blues, por mbetet i bindur se skuadra e tij nuk po kërkon të nënshkruajë një portier të ri së shpejti.
Si trajner, do të them se tani nuk kam nevojë për një portier,” tha Zidane në një konferencë shtypi përpara ndeshjes së së dielës me Celta Vigo.
“Në dy vjet, asnjë [portier] nuk ka ardhur dhe ne do ta shohim atë vetëm atëherë. Tani për tani, unë do të flas vetëm për lojtarët që i kam nga respekti për ta”, shtoi Zidane. /IndeksOnline/