Tuchelit i ndodhi diçka mbrëmë, theu gishtin e këmbës në dhomat e zhveshjes

Skuadra e Bayern Munich arriti fitore 3:0 ndaj Lazios mbrëmë në UEFA Champions League, duke siguruar kështu fazën çerekfinale.
Para ndeshjes, trajnerit Thomas Tuchel i ndodhi diçka e papritur. Gjermani e theu gishtin e këmbës teksa po i fliste lojtarëve në dhomat e zhveshjes, shkruan Indeksonline
Lajmin e konfirmoi shefi ekzekutiv, Jan-Christian Dressen, i cili tha se Tucheli theu gishtin teksa po fliste me lojtarët.
“Thomas Tuchel theu gishtin e këmbës sot gjatë fjalimit që pati me lojtarët para ndeshjes. Thomas ishte shumë me pasion para ndeshjes”, u shpreh Dreesen
Kujtojmë që golat për “Bavarezët” i shënuan: Harry Kane (2) dhe Thomas Muller./Indeksonline/