75 Mall Live Search
14:35 / E Mërkurë, 06 Mars 2024 / G T

“Mbreti” i Egjiptit rikthehet në stërvitje te Liverpooli

Skuadra e Liverpoolit ka marr një lajm të mirë sot gjatë ditës, pasi në kampin “The Reds” është rikthyer Momo Salah.

Salah është rikthyer në stërvitje të plotë me lojtarët tjerë të Liverpoolit dhe është i gatshëm për ndeshjen e ardhshme, shkruan Indeksonline

Liverpooli nesër luan ndaj Sparta Prahas në UEFA Europa League, por më e rëndësishme është paraqitja gjatë vikendit në Premier League ndaj Manchester Cityt.

Kujtojmë që Jurgen Klopp gjatë këtyre ditëve pati shumë probleme me lëndime, por e menaxhoi situatën mjaftë mirë me lojtarët e akademisë, madje fitoi edhe titullin e Carabao Cup./Indeksonline/