75 Mall Live Search
09:52 / E Enjte, 07 Mars 2024 / k.v

Grabitje e armatosur në një pompë derivatesh në Ferizaj

Një grabitje e armatosur ka ndodhur të mërkurën rreth orës 02:00 në një pompë të derivateve të naftës në rrugën “Besim Rexhepi” në Ferizaj, transmeton IndeksOnline.

Një person i maskuar nën kërcënimin e armës i ka grabitur punëtorit të pompës 300 euro para të gatshme dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Nuk është raportuar për të lënduar ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen./IndeksOnline/