Liverpuli një hap çerekfinales së Europa League, shënon fitore bindëse ndaj Sparta Pragës
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2024/03/Liverpool.jpg)
Liverpuli është një hap larg çerekfinales së Europa League.
Skuadra e Jurgen Klopp shënoi fitore bindëse në ndeshjen e parë të 1/8 së finales, në udhëtim ndaj Sparta Pragës, me rezultat 5-1, shkruan IndeksOnline.
Mac Allister hapi serin e golave, pasi u tregua i sakt nga penalltia në minutën e 6-të.
Darwin Nunez dyfishoi rezultatin në minutën e 25-të.
Në fund të pjesës së parë, sulmuesi uruguaian shënoi edhe golin e dytë personal në 45+3′.
Me të nisur pjesa e dytë, Sparta ngushtoi rezultatin, me një autogol të shënuar nga Conor Bradley.
Shtatë minuta më vonë, Luis Diaz riktheu epërsin prej tre golave.
Fitoren e Liverpulit e vulosi Dominik Szoboszlai, me golin e shënuar në minutën 90+4./IndeksOnline/