Roma e ”shkel” Brightonin në ”Olimpiko”

Roma ka shënuar fitore bindëse ndah Brightonit, në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Europa League.
Rezultati përfundimtar në ”Stadio Olimpiko” ishte 4-0, shkruan IndeksOnline.
Paulo Dybala zhbllokoi ndeshjen me golin e shënuar në minutën e 13-të.
Në minutën e 43-të, Romelu Lukaku dyfishoi rezultatin e Romës, duke shkuar në pushim me epërsi 2-0.
Gianluca Mancini shënoi golin e tretë në minutën e 64-të, derisa katër minuta më vonë shënoi ehd Bryan Cristante./IndeksOnline/