Ambasadori i ri britanik rikonfirmon mbështetjen ndaj dialogut Kosovë – Serbi

Ambasadori i ri britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka takuar gjatë ditës zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi.
Hargreaves tha se me Bislimin, takimi i parë ishte i dobishëm dhe shkëmbim interesant i pikëpamjeve mbi rritjen ekonomike të Kosovës dhe perspektivat për partneritet me Britaninë.
“Gjithashtu rikonfirmova mbështetjen e Britanisë së Madhe për dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian”, shkroi Hargreaves.
Ndërsa, Bislimi gjatë ditës tha se gjatë takimit folën mbi mundësitë e investimeve në Kosovë.