Drita si hije e Ballkanit e Llapit, shënon fitore ndaj Prishtinës

Drita i është rikthyer fitoreve në Superligën e Kosovës.
”Intelektualët” fituan derbin e javës së 24-të ndaj Prishtinës, me rezultat minimal 1-0, shkruan IndeksOnline.
Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Blerim Krasniqi në minutën e 61-të.
Me këtë fitore Drita shkon në kuotën e 46 pikëve dhe renditet në vendin e tretë në tabelë, me dy pikë më pak se Ballkani dhe katër më pak se Llapi.
Në anën tjetër, Prishtina renditet në vendin e pestë me 34 pikë./IndeksOnline/