Veq 24 orë festë për Llapin, Ballkani rimerr kreun e Superligës
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2024/03/429687460_17990513234618265_4899272740680999597_n.jpg)
Ballkani ka rimarr kreun e tabelës në Superligën e Kosovës.
Kampioni në fuqi, në ndeshjen e javës së 24-të, shënoi fitore si nikoqire e Malishevës, me rezultat 2-1, shkruan IndeksOnline.
Nazmi Gripshi shënoi golin e parë të ndeshjes në minutën e 50-të.
Fitoren skuadrës së Ilir Dajës ia siguroi goli i Mamadou Danfa në minutën e 71-të.
Me këtë fitore, Ballkani u rikthye si lider i Superligës me 51 pikë, një më shumë se skuadra e Llapit.
Në anën tjetër, Malisheva renditet në pozitën e katërt me 41 pikë./IndeksOnline/