Ballkani rikthehet si lider, tabela e Superligës pas ndeshjeve të javës së 24-të
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2024/02/FFK-1.jpg)
Kanë përfunduar dy ndeshjet e fundit të xhiros së 24-të në AlbiMall Superligën e Kosovës në futboll.
Ballkani është rikthyer si lider i tabelës, pas fitores 2-0 ndaj Malishevës, shkruan IndeksOnline.
Me rezultat të njëjtë Feronikeli ’74 fitoi sot në udhëtim ndaj Lirisë..
Pas këtyre ndeshjeve, Ballkani kryeson tabelën e Superligës me 51 pikë, një më shumë se skuadra e Llapit.
Në vendin e tretë renditet Drita me 46 pikë ndërsa në vendin e katërt ndodhet skuadra Malishevës me 41 pikë.
Në tre pozitat e fundit renditen Gjilani me 22 pikë, Fushë Kosova me 16 pikë, ndërsa Liria është e fundit me 10 pikë./IndeksOnline/
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2024/03/431168395_713388657618497_3127968469030767519_n-1024x1024.jpg)