Foda shikoi një ndeshje të Superligës, ishte i pranishëm në sfidën Ballkani-Malisheva

Skuadra e Ballkanit shënoi fitore 2:0 ndaj Malishevës në ndeshjen e javës së 24-të në Superligën e Kosovës.
Në stadiumin e klubit nga Suhareka i pranishëm ishte edhe trajneri i ri i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, shkruan Indeksonline
Foda mori një dhuratë në presidenti i Ballkanit, Arsim Kabashi – një fanellë të klubit nga Suhareka.
Kujtojmë që Foda ishte i pranishëm në këtë ndeshje për t’i parë lojtarët kosovarë nga afër dhe ndoshta disa prej tyre do t’i ftojë për ndeshjet miqësore gjatë muajit mars.
Drilon Hazrollaj është një prej lojtarëve më të rinj që pritet t’i bashkohet “Dardanëve” për këto ndeshje./Indeksonline/