Fiton Chelsea, por s’e kap top 10-shen
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2024/03/a07e17a3-7ae2-4b07-b54e-0e941191528c.jpg)
Chelsea e ka fituar ndeshjen e fundit të kësaj jave në Premierlige, ndaj Newcastle United.
3 me 2 ishte rezultati final i ndeshjes.
Nicolas Jackson shënoi për 1:0 në minutën e 6-të, ndërsa Alexander Isak barazoi shifrat në 1:1 në minutën e 43-të.
Cole Palmer në minutën e 57-të për 2:1, ndërsa Mykhailo Mudryk shënoi për 3:1 në minutën e 76-të.
Rezultatin në 3:2 e ngushtoi Jacob Murphy, i cili realizoi gol në minutën e 90-të. Chelsea më herët kishte dy barazime rresht.
Chelsea zë vendin e 11-të me 39 pikë, një më pak se Newcastle që është një pozitë më lart.