Rikthehet Mount në stërvitje pas një lëndimi

Mason Mount rikthehet në stërvitje te Manchester Unitedi pas lëndimit që pësoi në nëntor.
Kjo është lajm i mirë për skuadrën e Erik Ten Hag, që do shtojë edhe më shumë mundësitë për “Djajtë e Kuq” që të kualifikohet në Ligën e Kampionëve, shkruan IndeksOnline.
Mbetet e paqartë se kur Mount mund të kthehet në skuadrën e ditës së ndeshjes, por menaxheri mund të japë disa detaje të premten, kur do të mbajë konferencën e tij të ardhshme për shtyp para ndeshjes.