75 Mall Live Search
21:59 / E Martë, 12 Mars 2024 / MSH

Arsenali me epërsi shkon në pushim të pjesës së parë

Arsenal-Porto është ndeshja e dytë në natën e Champions, që po zhvillohet në stadiumin “Emirates”.

“Topçinjtë” kanë shkuar në pushim të pjesës së parë me një gol të bukur të Leandro Trossard në minutën 41-të, raporton Indeksonline.

Kësisoji, Arsenal po kërkon me ngulm një kualifikim në fazën tutje të Champions, me Porton që e kishte mposhtur Arsenalin me rezultat minimal 1-0 në ndeshjen e parë.