OKB-ja dërgon ndihma në Gaza, kamionët kalojnë përmes Izraelit

Organizata e Kombeve të Bashkuara thotë se një rrugë e re tokësore është përdorur për të shpërndarë ushqim në Gazën veriore për herë të parë në tre javë.
Ushtria izraelite tha se gjashtë kamionë nga Programi Botëror i Ushqimit kaluan përmes një porte në gardhin kufitar të Gazës, shkruan BBC, transmeton Indeksonline.
Dorëzimi i ushqimit të martën mbrëma ishte pjesë e një plani për të parandaluar Hamasin që të merrte ndihmat.
Kjo vjen në mes të presionit global mbi Izraelin, për të lejuar më shumë qasje në territorin palestinez, për ndihmë në mes të krizës për ushqim.
Një varkë që transportonte 200 ton ndihma ushqimore për shpërndarje nga një organizatë bamirëse u nis gjithashtu nga Qipro të martën, duke inauguruar një korridor të ri detar në territorin palestinez. Varka pritet të arrite në afërsi të Gazës ditën e enjte.
Megjithatë, është vënë re se qasja përmes rrugëve tokësore mbetet mënyra më e shpejtë për të marrë furnizimet e nevojshme.
Zyrtarët izraelitë të sigurisë kryen një kontroll paraprak sigurie në kamionët me ndihma, në vendkalimin Kerem Shalom me Gazën jugor.
OKB-ja thotë se të paktën 576 mjië njerëz në Gaza janë buzë urisë së përgjithshme.
Ministria e shëndetësisë së Gazës, e drejtuar nga Hamasi, thotë se të paktën 27 persona, shumica prej tyre fëmijë, kanë vdekur si pasojë e kequshqyerjes dhe dehidrimit në spitalet atje.
Lufta filloi kur persona të armatosur të Hamasit sulmuan Izraelin jugor më 7 tetor, duke vrarë rreth 1200 persona dhe duke kapur 253 pengje. Më shumë se 31,100 njerëz janë vrarë në Gaza që atëherë, thotë ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi.