Tahir Batatina lëshon mundësi të artë për ta kapur kreun, pëson nga Malisheva

Skuadra e Malishevës ka fituar ndeshjen kryesore të javës së 25-të në Superligën e Kosovës, pasi mposhti 2:1 Llapin nga Podujeva.
Golat për fitoren e klubit vendas i shënoi Drilon Hazrollaj në minutat 28’të dhe 48’të, shkruan Indeksonline
Të vetmin për ekipin e Tahir Batatinës e shënoi Ahmed Januzi në minutën e 54’të.
Me këtë humbje Llapi mbetët në pozitën e dytë me 50 pikë, një më pak se lideri Ballkani (që pësoi humbje nga Fushë Kosova) dhe katër më shumë se Drita (46).
Kurse Malisheva shkon në kuotën e 44 pikëve në pozitën e 4-të dhe futet në garë për titullin kampion.
Kujtojmë që sot fitore të madhe shënoi edhe Gjilani, e cila mposhti Lirinë e Prizrenit me rezultatin 3:0 në stadiumin me bari sintetik./Indeksonline/
