75 Mall Live Search
08:56 / E Enjte, 14 Mars 2024 / MSH

Musliu-Shoshi: E pafalshme humbja që Kurti i bëri Kosovës për shumë vjet

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ka thënë se gabimet për Kosovën, që po bën kryeministri Albin Kurti, janë të pafalshme

Reagimi i Musliu-Shoshit vjen pas vendimit të qeverisë për zbatimin e vendimit të Kushtetueses, lidhur me Manastirin e Deçanit.

“E pafalshme humbja që Albini me armatën e tij ia bëri Kosovës afër një dekadë drejtë anëtarësimit në Këshill të Evropës, liberalizim të vizave, e progresin drejt rrugës euroatlantike. Pse? Për kauza të rrejshme vetëm e vetëm me ardhë në pushtet!” ka thënë mes të tjerash Musliu-Shoshi.

Ky është reagimi i plotë i saj:

…Vazhdojë të mendojë që duhet të ketë ETIKË edhe në politikë, madje të lartë!

E pafalshme humbja që Albini me armatën e tij ia bëri Kosovës afër një dekadë drejtë anëtarësimit në Këshill të Evropës, liberalizim të vizave, e progesin drejt rrugës euroatlantike.

PSE? Për kauza të rrejshme vetëm e vetëm me ardh në pushtet!

Në pushtet edhe vjen me propagandë, e gënjeshtër POR me vazhdu me jetu me rëndesën e veprimeve tua që ja ke shkaktuar një populli është shkatërruese në masën që as pushteti i tillë nuk të duhet!