Peja po bëhet vërtet lulja e bukur e Dukagjinit, Gazi hap tenderin e shumëpritur për “korzën”

Peja do të i gëzohet investimit të shumë pritur në sheshin e njohur si “korza”.
Komuna e Pejës e udhëhequr nga Gazmend Muhaxheri ka hap tender për ndërtimin e sheshit “Nëna Tereza” e njohur nga qytetarët si “Korza”.
Vlera që Komuna e Pejës i ka ndarë për këtë projekt është 532 mijë e 804 euro.
Sipas dosjes së tenderit punimet janë ndarë në tre llote , në Lotin e parë parashihet, Ndërtimi i sheshit “Nënë Tereza” në Pejë, ndertimi i konstruksionit dhe kubëzimi i sheshti.
Ndërsa në Lotin e 2-të parashihet ndërtimi i sheshit “Nënë Tereza” në Pejë. Ndërsa në loptin e tretë parashihet gjelbërimi.
