75 Mall Live Search
20:46 / E Enjte, 14 Mars 2024 / Gj. Sh

Milani i tregon botës se Europa League është e vogël për ta, fiton lehtësiht ndaj Slavia Pragës

AC Milan e ka siguruar kualifikimin për në çerkfinale të Europa League.

Kuqezinjët shënuan fitore 3-1 në ndeshjen e dytë si mysafire e Slavia Pragës, duke kaluar tutje me rezultat të përgjithshëm 7-3, shkruan IndeksOnline.

Christian Pulis hapi serinë e golave në minutën e 34-të.

Dy minuta më vonë, Ruben Loftus-Cheek, dyfishoi rezultatin, derisa Rafel Leao vulosi fitoren dhe kualifikimin e Milanit për në çerekfinale të |Europa League, në minutën 45+6.

Krejt çka arriti Slavia deri në fund, ngushtoi rezultatin me golin e Matej Jurasek në minutën e 85-të./IndeksOnline/