Liverpuli luan ”tenis” me Sparta Pragën

Liverpuli ka siguruar kualifikimin për në çerekfinale të Europa League.
Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp, në ndeshjen e dytë ndaj Slavia Pragës, e cila u zhvillua në ”Anfild” shënoi fitore bindëse me rezultat 6-1, shkruan IndeksOnline.
Kështu Liverpuli kaloi tutje me rezultat të përgjithshëm 11-2.
Darwin Nunez hapi serin e golave në minutën e 7-të, derisa një minut më vonë shënoi Bobby Clark.
Mohamed Salah realizoi golin e tretë në minutën e 10-të.
Katër minuta më vonë, Cody Gakpo shënoi për 4-0.
Në minutën e 42-të, Sparta shënoi golin e nderit, duke ngushtuar rezultatin me anë të Veljko Birmancevic.
Dominik Szoboszlai shënoi golin e pestë në minutën e 48-të, derisa Gakpo me golin e dytë personal vulosi rezultatin përfundimtar në 6-1./IndeksOnline/