75 Mall Live Search
15:09 / E Shtunë, 16 Mars 2024 / Gj. Sh

Malisheva futet në garë pë titull, mposht Lirinë në Prizren

Gara për titullin e Kampionit të Superligës po vjen e po bëhet edhe më e zjarrtë.

Në ndeshjen e javës së 26-të, Malisheva shënoi fitore në udhëtim ndaj Lirisë, duke u futur serizoisht në garë për titull, shkruan IndeksOnline.

Ylli që po shkëlqen këtë sezon, Drilon Hazrollaj hapi serin e golave në minutën e 13-të.

Etnik Brruti dyfishoi rezultatin në minutën e 70-të, ndërsa fitoren e vulosi goli i Agon Xhakës, në minutën e 86-të.

Me këtë fitore Malisheva shkon në kuotën e 47 pikëve dhe renditet në vendin e katërt në tabelë, por diferenca me Ballkanin si lider i Superligës është vetëm pesë pikë.

Në anën tjetër, Liria është e fundosur në fund të tabelës me vetëm 10 pikë, dhe me shumë gjasë do të përshendetet nga elita e futbollit kosovar./IndeksOnline/