Nuk dorëzohet lehtë, Bayern Munich vazhdon garën për titull në Bundesliga

Skuadra e Bayern Munich ka shënuar një fitore tjetër të thellë në Bundesliga, java e 26-të pasi mposhti si mysafir Darmstadtin me rezultatin 5:2.
Skuadra vendase ishte e para që kaloi në epërsi me anë të Skarke në minutën e 28’të, shkruan Indeksonline
Por, ekipi i Thomas Tuchel “tregoi dhëmbët”, duke shënuar dy gola në pjesën e parë me anë të Musiala dhe Harry Kane.
Në pjesën e dytë, Musiala shënoi edhe një tjetër gol për 1:3, duke konfirmuar formën fantastike këtë sezon.
Dy golat e fundit për “Bavarezët” i shënuan: Gnabry dhe Tel. Kurse të vetmin në pjesën e dytë nga vendasit e realizoi Vihelmsson në fundin e ndeshjes.
Me këtë fitore, Bayerni tregon se nuk është dorëzuar për titullin kampion dhe tani shkon në kuotën e 60 pikëve në pozitën e dytë, shtatë më pak se lideri Bayer Leverkusen (67)./Indeksonline/