Sa i pafat Rashica, gjyqtari ia anulon golin nga pika e bardhë e penalltisë

Skuadra e Besiktasit pësoi humbje në shtëpi nga Antalyaspori, në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të në Superligën e Turqisë.
Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica shënoi në sekondat e fundit nga pika e bardhë e penalltisë, por VAR-i ia anuloi, shkruan Indeksonline
Rashica preku dy herë topin gjatë ekzekutimit të penalltisë, dhe kështu gjyqtari së bashku me ndihmën e teknologjisë ia anuluan golin lojtarit kosovar.
Kujtojmë që gol në këtë ndeshje shënoi mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Ernest Muçi, pas një asisti të bukur nga Milot Rashica./Indeksonline/