75 Mall Live Search
20:56 / E Shtunë, 16 Mars 2024 / G T

Spektakël në “Karagaç”, Golden Eagle Ylli mposhtë Pejën

Skuadra e Pejës ka pësuar humbje në shtëpi ndaj Golden Eagle Ylli, në ndeshjen e vlefshme për Superligën e Kosovës.

Në Palestrën “Karagaçi”, skuadra mysafire shënoi fitore me rezultatin 72:73, shkruan Indeksonline

Basketbollisti më i mirë në këtë ndeshje ishte Nesbitt, që realizoi 16 pikë, bëri gjashtë kërcime dhe 2 asiste.

Kurse te Peja, më i miri në fushë ishte Qallakaj, i cili realizoi 13 pikë, bëri pesë kërcime dhe një asist./Indeksonline/