Drita nuk e shfrytëzon gabimin e Ballkanit dhe Llapit, barazon me Gjilanin

Drita nuk e ka shfrytëzuar gabimin e Ballkanit dhe Llapit, për ta marr kryesimin e tabelës së Superligës së Kosovës në futboll.
Derbi i Anamoravës, mes Dritës dhe Gjilanit përfundoi me barazim 2-2, shkruan IndeksOnline.
Blendi Baftiu i dha epërsinë ‘Intelektualëve”, në minutën e 24-të.
”Skifterat” nuk u dorëzuan dhe arritën ta përmbysin rezultatin qysh në pjesën e parë.
Edi Basa barazoi shifrat në minutën e 32-të, ndërsa Qendrim Ismajli i dha epërsinë Gjilanit në minutën e 44-të.
Albert Dabiqaj barazoi shifrat në 2-2 në minutën e 55-të, gol ky i cili vulosi rezultatin përfundimtar të ndeshjes.
Me këtë barazim, Drita mbetet në vendin e tretë në tabelë me 50 pikë, një më pak se Llapi dhe dy më pak se Ballkani.
Në anën tjetër, Gjilani renditet në pozitën e shtatë, me 26 pikë./IndeksOnline/