75 Mall Live Search
19:23 / E Diele, 17 Mars 2024 / FR

Shpërthimi i vullkanit në Islandë/ Shpallet gjendja e jashtëzakonshme në Gadishullin Reykanes

Pas një shpërthimi tjetër vullkanik në Gadishullin Reykanes, në Islandën Jugore është shpallur gjendja e jashtëzakonshme.

Zyra e Meteorologjisë Islandeze theksoi se rrjedha e fuqishme dhe e shpejtë e llavës, ka arritur në pjesën lindore të qytetit të vogël.

Shefi i departamentit në Agjencinë Meteorologjike Norvegjeze tha se mund të ketë pasoja “të rrezikshme” nëse lava arrin në det ndërsa rrjedh drejt jugut.