Radha e Fermin Lopez, Atletico po “shkatërrohet” nga Barça në “Wanda Metropolitano”

Skuadra e Barcelonës ka shënuar golin e tretë në ndeshjen ndaj Atletico Madrid, e vlefshme për javën e 29-të në La Liga.
Golin për 0:3 e shënoi Fermin Lopez në minutën e 65’të, shkruan Indeksonline
Lopez shënoi një gol të bukur pas një asisti nga polaku, Robert Lewandowski.
Kujtojmë që dy golat e parë në këtë takim i shënuan: Robert Lewandowski dhe Joao Felix./Indeksonline/