Nesër seanca në rastin e vrasjes së të miturit Aulon Zeka
Në Gjykatën Themelore të Prishtinës nesër do të mbahet seanca e radhës në rastin e vrasjes së të miturit Aulon Zeka.
Lajmin për kallxo.com e konfirmoi avokati i palës së dëmtuar, Skender Musa.
Në seancën e nesërme parashihet të dëgjohet një dëshmitar, i cili ishte paraparë të dëgjohej edhe seancën e kaluar por nuk ishte paraqitur në Gjykatë.
Në lidhje me vrasjen e Aulon Zekës po gjykohen dy persona të mitur.
Aulon Zeka është vrarë më 16 shtator të vitit të kaluar në Prishtinë.
Ndërsa, më 15 dhjetor 2017 para Pallatit të Drejtësisë u protestua dhe u kërkua drejtësi për Aulon Zekën.