Gjykata shpall dënimet për vrasjen e Aulon Zekës
Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur fajtorë tre të miturit për vrasjen e të riut Aulon Zeka.
I mituri G.H është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim për të mitur në kohëzgjatje prej 9 ( nëntë) vite e 6 (gjashtë) muaj, në të cilin dënim do ti llogaritet koha e kaluar në paraburgim prej dt.17.09.2017 e tutje.
Të miturës R.G i është shqiptuar masa edukativo- korrektuese në kohëzgjatje prej 3 (tri) viteve.
Të miturit L.LL i është shqiptuar mbikëqyrje e shtuar nga organi i kujdestarisë në kohëzgjatje
prej 1(një) viti e 6 (gjashtë) muaj.
Të miturit G.H i vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit.
Rasti ndaj të miturve G.H, R.G dhe L.LL ka qenë në rigjykim.
Aulon Zeka u vra më 16 shtator 2017 në Prishtinë./Indeksonline/