Humanisti Burim Hazrolli e përmbyllë edhe një rast me sukses

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmë për shërim. E nuk mungojnë as ata, të cilët nuk ngurrojnë aspak që të ofrojnë ndihmën e tyre. Njëri ndër ta është dhe humanisti Burim Hazrolli, i cili së fundi ka përmbyllur dhe një rast me sukses.
Bëhet fjalë për 30 vjeçarin nga Prishtina Gazmend Llapashtica, të cilit i duheshin 42 mijë euro, për transplantin e veshkave.
E në mbledhjen e kësaj shume të konsiderueshme, ka kontribuuar humanisti Burim Hazrolli, falë punës së cilit, kjo shumë është siguruar tashmë ./Indeksonline/