75 Mall Live Search
08:09 / E Mërkurë, 20 Mars 2024 / G T

Irving dhe Doncic ndihmojnë Mavericks-at, fitojnë ndaj Spurs

Skuadra e Dallas Mavericks ka shënuar një tjetër fitore në NBA, pasi mposhti San Antonio Spurs-at me rezultatin 113-107.

Basketbollisti më i mirë në këtë ndeshje ishte Irving me 28 pikë, 7 kërcime dhe 3 asistime, shkruan Indeksonline

Paraqitje të mirë pati edhe Luka Doncic me 18 pikë, 10 kërcime dhe 16 asistime.

Kurse te skuadra e Spurs dy basketbollistët me pikë më së shumti, ishin: Jones me 22 pikë, 3 kërcime dhe 9 asistime dhe Vassell me 19 pikë, 6 kërcime dhe 3 asistime./Indeksonline/