Futbollistit nigerian i bëjnë mural në Stamboll, i rrahu tifozët e Trabzonsporit

Ndeshja mes Trabzonsporit dhe Fenerbahces, e vlefshme për javën e 30-të në Superligën e Turqisë do të mbahet mend gjatë.
Në fundin e ndeshjes ndodhi një përleshje e madhe mes tifozëve të ekipit vendas dhe lotjarëve të Fenerbahces, shkruan Indeksonline
Heroi i këtij “meçi” ishte futbollisti i Kombëtares së Nigerisë, Bright Osayi-Samuel, i cili godiste çdo tifoz që i dilte para.
Osayi-Samuel with arguably one of the greatest right hooks I’ve ever seen in that carnage pic.twitter.com/3EDAhsm27J
— Jonty (@CarefreeJonty) March 17, 2024
Madje në Stamboll të gjithë po krenohen me lojtarin nigerian, dhe tashmë në rrugët e qytetit është bërë një mural, ku shihet lojtari duke goditur tifozin e Trabzonsporit.
Ende nuk dihet se a do të ketë dënime për lojtarët e Fenerbahces, të cilët vërtetë u përfshinë në një përleshje masive në natën e së shtunës së kaluar./Indeksonline/