Robinho do t’i mbajë nëntë vjet burgim në Brazil për përdhunimin e gruas shqiptare

Ish-sulmuesi i Manchester Cityt dhe Milanit, Robinho do t’i mbajë nëntë vjet burgim në Brazil, pasi në vitin 2017 u shpall fajtor për përdhunimin e një gruaje shqiptare në Itali.
Robinho de Souza dhe gjashtë burra tjerë u shpallen fajtorë për sulmin ndaj një gruaje shqiptare në një klub nate në janar të vitit 2013, shkruan Indeksonline
Në janar të vitit 2022, Gjykata e Lartë në Romë hodhi poshtë ankesën e tij përfundimtare kundër këtij dënimi. Robinho pretendoi se është i pafajshëm dhe ka jetuar në Brazil për shtatë vitet e fundit.
Megjithatë, vendimi për burgim erdhi gjatë ditës së mërkurë, pasi 15 ministra e gjykatës votuan pro vendimit për burgosjen e futbollisti brazilian.
“Globo” raporton se ish-futbollisti, tani do të arrestohet në Santos, aty ku ka banuar që një kohë të gjatë./Indeksonline/