75 Mall Live Search
14:09 / E Enjte, 21 Mars 2024 / L K

Dragusha inkurajon bujqit të aplikojnë për subvencione

Drejtoresha për Bujqësi në komunën e Prishtinës, Donjeta Dragusha ka ftuar fermerët dhe bujqit e kryeqytetit që të aplikojnë për subvencione me pagesa direkte.

“Kam kënaqësinë të njoftoj të gjithë blegtorët, bletarët dhe shpezëtarët e Kryeqytetit se është hapur thirrja për aplikim për subvencione me pagesa direkte.
Aplikimi mund të bëhet nga data 21.03.2024 deri më 05.04.2024.
Ne inkurajojmë të gjithë bujqit të përfitojnë nga këto subvencione si një ndihmë për të rritur produktivitetin dhe për të përmirësuar cilësinë e produkteve të tyre” thuhet në njoftimin e Donjeta Dragushës./Indeksonline/