Përfundon pjesa e parë, Kosova po shkëlqen ndaj Armenisë

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes miqësore, Armeni – Kosovë.
”Dardanët” kanë shkuar në pushim me epërsi 1-0, shkruan IndeksOnline.
Golashenues ishte Milot Rashica në minutën e 25-të.
Ndeshja miqësore po zhvillohet në stadiumin “Vazgen Sargsyan Republican Stadium”.
Kjo është ndeshja e parë që “Dardanët” po luajnë nën direktivat e trajnerit të ri, Franco Foda./IndeksOnline/