75 Mall Live Search
15:09 / E Shtunë, 23 Mars 2024 / Gj. Sh

Zinedine Zidane tregon klasin edhe si 51 vjeçar (VIDEO)

Zinedine Zidane është rikthyer të luaj një ndeshje futbolli.

Para mijëra shikuesve të pranishëm në stadiumin ”Santiago Bernabeu”, francezi u paraqit me një skuadër të legjendave të Real Madridit, kundër legjendave të Portos, shkruan IndeksOnline.

Edhe pse 51-vjeçar, Zidane tregoi edhe njëherë klasin prej futbollisti që kishte në kohët e arta.

”Corazón Classic Match”, siç u quajt kjo ndeshje, së bashku me Zidane në skuadrën e Real Madridit luajtën edhe legjendat e tjera të klubit mbretëror si Iker Casillas, Luis Figo, Roberto Carlos, Raul Gonzalez dhe shumë të tjerë.

Kjo ndeshje përfundoi me fitoren e Portos, me rezultat 1-0.

Fitimet nga kjo ndeshje do të shkojnë në kërkime për të luftuar sklerozën anësore amiotrofike (ALS) dhe për qëndrueshmërinë e projekteve socio-sportive të Fondacionit Real Madrid./IndeksOnline/