I plotësohet ëndrra, Sven-Goran Eriksson në “Anfield” pritet me duartrokitje

Është duke u zhvilluar ndeshja mes legjendave të Liverpoolit dhe Ajaxit në stadiumin “Anfield”.
I pranishëm në këtë miqësore interesante është edhe legjenda e futbollit, Sven-Goran Eriksson, shkruan Indeksonline
Eriksson plotësoi ëndrrën e tij që kishte dikur për të qenë në stolin e “The Reds”.
Ish-trajneri i Kombëtares së Anglisë është duke vuajtur nga një sëmundje e rëndë dhe sipas tij nuk i kanë mbetur edhe shumë jetë.
76-vjeçari ka një karrierë të madhe në stol, duke menaxhuar skuadra, si: Manchester City, Lazio, Fiorentina, Roma, Leicester City e shumë të tjera./Indeksonline/