75 Mall Live Search
22:17 / E Shtunë, 23 Mars 2024 / G T

Prishtina e bën “kahre” Pejën në “Karagaq”

Skuadra e Sigal Prishtinës ka shënuar fitore të madhe si mysafir i KB Pejës në ndeshjen e vlefshme për Superligën e Kosovës në basketboll.

Klubi mysafir mposhti me rezultatin 98-88 skuadrën e Pejës në Palestrën “Karagaqi”, shkruan Indeksonline

Basketbollisti më i mirë në fushë ishte Diamond Stones me 25 pikë, nëntë kërcime dhe katër asistime.

Te Peja më i miri në fushë ishte Këame Vaugh me 22 pikë, tri kërcime dhe katër asistime.

Kujtojmë që Peja në katër ndeshjet e fundit ka shënuar vetëm një fitore, kurse Prishtina i rikthehet fitoreve pas humbjes nga Bashkimi ditë më parë./Indeksonline/