Xhaka për përplasjen me futbollistin danez: Nuk bëhen gjëra si ajo

Kombëtarja e Zvicrës luajti pa gola ndaj Danimarkës në miqësore. Helvetikët i udhëhoqi kapiteni Granit Xhaka.
E sa jemi tek futbollisti kosovar, ai pati një përplasje me lojtarin danez, Morten Hjulmand, në minutën e 68-të, për të cilën kanë shkruar mediat.
Danezi fillimisht e fauloi Xhakën e më pas e goditi atë derisa ishte shtrirë në tokë. Dhe Xhaka u përgjigj duke e kapur për fanelle, në afërsi të fytit.
“Nuk bëhen gjëra si ajo. Jam munduar të qëndroj i qetë gjithë sezonin dhe më pas dikush ka ndjenjën se duhet t’i tregojë trajnerit që i takon përbërjes bazë”, ka thënë mesfushori.