75 Mall Live Search
15:13 / E Diele, 24 Mars 2024 / Gj. Sh

Mbi 65 mijë tifozë do ta ndjekin ndeshjen Hungari – Kosovë

Stadiumi ”Puskas Arena” në Budapest do të jetë i stërmbushur për ndeshjen miqësore mes Hungarisë dhe Kosovës.

Mediat hungareze raportojnë se janë shitur pothuajse të gjitha biletat e ndeshjes, shkruan IndeksOnline.

Mbi 65 mijë tifozë pritet të jenë të pranishëm për ta ndjekur nga afër këtë miqësore.

Ndeshja Hungari – Kosovë, do të zhvillohet të martën, me 26 mars, më fillim nga ora 19:00.

Kjo do të jetë ndeshja e dytë miqësore për ”Dardanët” gjatë muajit mars, pasi të premten shënuan fitore ndaj Armenisë, me rezultat 1-0./IndeksOnline/