75 Mall Live Search
09:23 / E Hënë, 25 Mars 2024 / k.v

Konfiskohet drogë në një veturë në qendër të Skenderajt

Policia në Skenderaj mbrëmë ka ndaluar një veturë dhe gjatë kontrollit të saj ka gjetur dhe konfiskuar substancë narkotike të llojit mariuhanë.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Epopeja e Jasharajve” rreth orës 23 e 40 minuta, transmeton IndeksOnline.

“Gjatë kontrollit në automjet të të dyshuarit mashkull kosovar i është gjetur dhe konfiskuar një sasi substancë e dyshuar narkotike të llojit marihuanë (21 paketime në qese plastike dhe dy koka të Marihuanës) të gjitha në peshë 14.4 gram i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë./IndeksOnline/