Trajneri i Polonisë kopjon Ancelottin, bën selfie me “puro” pas kualifikimit në Euro 2024

Kombëtarja e Polonisë ka siguruar kualifikimin në Euro 2024, pasi në penallti mposhti Uellsin në finalen e playoffit.
Trajneri, Michal Probirez arriti këtë kualifikim edhe pse e mori ekipin në gjysmë të rrugës, shkruan Indeksonline
Pas ndeshjes 51-vjeçari e “dhezi” një puro dhe festonte me lojtarët dhe stafin e tij.
Dhezja e puros është bërë hit nga sportistët që kur trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti e bëri një gjë të tillë./Indeksonline/