75 Mall Live Search
11:36 / E Mërkurë, 27 Mars 2024 / G T

“Shqiponjat” fluturojnë në Amerikë, ekipi shqiptar FC Roha Eagles merr pjesë në turnirin që kap vlerën e 1 milion dollarëve

Një grup i futbollistëve shqiptarë janë mbledhur për ta formuar një ekip që merr pjesë në turnirin më të madh në botë, në Cary të Karolinas së Veriut.

FC Roha Eagles është emri i skuadrës që është regjistruar në turneun e madh botëror, shkruan Indeksonline

Granit Neziri dhe Andrea Hoxha, janë dy kapitenët që kanë kontribuar jashtëzakonisht shumë për ta siguruar këtë pjesëmarrje historike.

May be an image of 6 people, people playing voleyball, people playing basketball and text

Fituesi i këtij turneu merr 1 milion dollar, ku si pjesëmarrës janë 48 ekipe me yje të futbollit.

Pjesëmarrjen e ekipit shqiptar e mundëson, Leo Krasniqi – i cili është pronar i firmës Roha Keramik në St.Gallen, Zvicër.

Futbollistët që do të marrin pjesë në këtë turne në ekipin e shqiptarëve, janë: Andrea Hoxha, Denis Hoxha, Granit Neziri, Vendim Sinani, Meriton Salihu, Adrian Rama, Veysel Kayantas, Ivo Colic dhe Nedzad Plavci.

Ky turne pritet të zhvillohet gjatë muajit qershor të këtij viti./Indeksonline/