75 Mall Live Search
14:24 / E Mërkurë, 27 Mars 2024 / G T

Munishi ironizon me selektorin Foda: Vendose dorën në zemër edhe kur e bën formacionin

Kombëtarja e Kosovës zhvilloi dy ndeshje miqësore gjatë këtij muaji me Armeninë në Yerevan dhe Hungarinë në Budapest.

Por lista e trajnerit Foda për këto dy ndeshje, solli reagim nga trajneri i njohur kosovar Ismet Munishi, shkruan Indeksonline

Trajneri i njohur kosovar Ismet Munishit, komentoi gjestin e selektorit Franco Foda dhe stafit të tij gjatë intonimit të himnit të Kosovës.

Ai përmes një postimi në Facebook, ironizoi me selektorin Foda duke thënë këto fjalë:

“Vetëm le ta qesin dorën në zemër kur bohet lista dhe kur ti bon zëvendësimet edhe jemi ok”.

Përndryshe “Dardanët, fituan ndaj Armenisë me rezultat 1-0 dhe humbën ndaj Hungarisë me rezultat 2-0./IndeksOnline/