75 Mall Live Search
10:06 / E Enjte, 28 Mars 2024 / MSH

Organizohej bixhoz në një lokal në Gjilan, policia arreston një person

Një person është arrestuar në Gjilan, nën dyshimin se në lokalin ku punonte organizohej bixhoz.

Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:00, raporton Indeksonline.

Sipas policisë, lokali në fjalë është bastisur dhe nga aty janë sekuestruar një telefon mobil dhe një DVR.

“Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt” thuhet në njoftim policor.

Rasti është cilësuar si “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”./Indeksonline/