Arsenali ”blindon” talentin 17 vjeçar, nënshkruan kontratë profesionale

Talenti i Arsenalit, Ethan Nwaneri ka nënshkruar marrëveshjen e tij të parë profesionale me klubin londinez.
17-vjeçari ka pasur oferta nga tre klube tjera, dy prej tyre angleze, por që ka zgjedhur të vazhdoj me ”Topçinjët”, shkruan IndeksOnline.
Nwaneri ka thënë se nuk u mendua për këtë vendim, pasi Arsenali është familja e tij.
“Nuk më duhej ta mendoja! Kjo është familja ime dhe ndihem si në shtëpi këtu. Të gjithë janë si një familje së bashku dhe ata kujdesen për të gjithë. Ndihem kaq e veçantë për mua këtu në Arsenal, ishte e lehtë.”, tha futbollisti anglez për faqen zyrtare.
Ethan bëri histori në shtator 2022, kur në moshën 15 vjeç e 181 ditë u bë lojtari më i ri që ka luajtur ndonjëherë në një ndeshje të ligës angleze dhe lojtari më i ri që ka përfaqësuar ndonjëherë Arsenalin, ku luajti në fitore 3-0 ndaj Brentfordit./IndeksOnline/